JOQ Albania
Home

Reagimi epik/ I riu filmon pa dashje momentin kur e dashura i zbulon mesazhet me një tjetër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/07/2019 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një i ri ka filmuar momentin kur e dashura e tij zbulon se ai vazhdonte të përdorte aplikacionin e njohur të njohjeve, Tinder.

Jam Press ishte me partneren e tij me pushime dhe po filmonin një video në momentin që vajza pikasi një mesazh që mesa duket vinte nga Tinderi.

Ajo reagon menjëherë e habitur ndërsa fytyra që bën bën Jam, i cili praktikisht u zu ‘mat’, është epike.

E revoltuar vajza i thotë:

Çfarë është ajo? Tinder? Mendova se e kishe fshirë.”

Press mundohet të justifikohet, por më kot sepse fjalët i mbesin në gjysmë. Mesa duket situata nuk ishte edhe aq serioze pasi e dashura e tij shihet duke qeshur.

Gjithsesi, nuk dihet se pse i riu e postoi më pas videon në mediat sociale ku u bë edhe virale.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania