Janë të shumtë njerëzit që besojnë se në natyrë gjendet kura për çdo sëmundje.
Konsumimi i frutave dhe perimeve është një domosdoshmëri për të garantuar funksionin e rregullt të sistemit imunitar.
Studimet më të fundit kanë treguar se konsumimi i rregullt i gjashtë artikujve të mëposhtëm do ta forcojë sistemin tuaj imunitar, duke e bërë atë që të jetë më rezistues ndaj ftohjeve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.
1. Kërpudhat shiitake
Janë të pasura me beta-glukan dhe aminothartira esenciale.
2. Lule lakra
Është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat pastrojnë mëlçinë nga toksinat.
3. Spinaqi
Përmban vitaminat A, B2, B6, C, K dhe E, thartira yndyrore omega 3 dhe antioksidante.
4. Sallata jeshile
E pasur me kalcium, hekur, vitamina K, C dhe A.
5. Lakra ‘Kale’
E pasur me thartirë folike, thartira yndyrore omega 3, fibra dhe vitamina B, C dhe K.
6 Boronicat
Përmbajnë fibra, flavonide dhe ulin nivelin e kolesterolit LDL.