JOQ Albania
Home

Efektet surprizuese të sodës së bukës, ja çfarë duhet të dini
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/07/2019 0:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pjesa më e madhe e njerëzve në ditët e sotme, nuk i marrin edhe aq shumë në konsideratë vlerat e sodës së bukës. Megjithatë, kur ju e përdorni atë ashtu siç duhet, përfitimet shëndetësore të sodës së bukës janë shumë të mëdha.

Soda përmban biokarbonat natriumi, i cili i jep asaj shumë vlera. Përveçse në kuzhinë, ky ingredient, ka aftësinë të heqë erën e keqe të trupit, të luftojë aknet, të kurojë infeksione, madje edhe të parandalojë kancerin.

Ja disa nga efektet surprizuese të sodës së bukës dhe si ti përdorni ato:

Shërimi i infeksioneve dhe irritimeve të lëkurës.

Përzieni një lugë gjelle sodë buke me pak ujë dhe aplikojeni atë në zonën e infektuar. Lëreni për pak minuta dhe më pas lajeni me ujë.

Shplodh shputat e këmbëve.

Në një enë ku do të fusni këmbët, hidhni pak sodë buke. Më pas lërini këmbët tuaja të qëndrojnë për gjysmë ore. Lajini normalisht!

Zhduk pllakat dentare dhe zbardh dhëmbët.

Kombinoni pak sodë me pastën tuaj të dhëmbëve. Më pas, lajini dhëmbët normalisht. Përdoreni vetëm një javë, pasi mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.

Pastron fytyrën nga qelizat e vdekura.

Kombinoni një lugë gjelle me sodë buke me ujë dhe aplikojeni në fytyrë. Më pas lajeni normalisht. Bëjeni këtë për një javë rresht.

Pastron flokët dhe i ndihmon të rriten.

Shtoni një lugë gjelle sodë në shampon tuaj të flokëve. Dhe përdoreni atë normalisht.