JOQ Albania
Home

Keni gëlltitur aksidentalisht çamçakëz? Ja çfarë ju ndodh saktësisht
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/07/2019 23:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Na ka ndodhur të gjithëve sit ë vegjël ashtu edhe të rritur të gëlltisim çamçakëz.

Ndoshta mund të keni dëgjuar se një çëmçakëz mund të qendrojë në stomak për 7 muaj ose për 7 vjet, një kohë tepër absurd, etj. Por këto mite duhet thënë se ishin të besueshme kur ishim tepër të vegjël.

Pra çfarë ndodh vërtet kur gëlltisni çamçakëzin?

Në thelb, çamçakëzi kalon përmes trupit tuaj ashtu si çdo ushqim tjetër,  por nuk tretet plotësisht.

Nëse sistemi ynë i tretjes mund të tresë biftekun, sigurisht që do të tresë edhe çamçakëzin.

I vetmi ndryshim është që baza e saj nuk tretet për shkak të vetive kimike dhe përmbajtja nuk përthithet në zorrën e vogël si shumica e ushqimeve. Pasi të ndodhë, do të dalë si çdo gjë tjetër.

Nuk ka kornizë kohore të caktuar, sepse lëvizshmëria e sistemit të tretjes është e ndryshme tek të gjithë.

Ajo nuk do të ngjitet tek zorrët dhe të formojë një piramidë gjigante prej çamcakëzi ose diçka të tillë të ngjashme. Edhe pse nuk shpërbëhet plotësisht ajo do të dalë nga trupi përmes jashtëqitjes.

Ekspertët ende vazhdojnë të këshillojnë që mos ta gëlltisni çëmçakëzin, por jo për arsyet e frikshme që mund të keni menduar deri më sot.

Ai nuk do ju vrasë, as nuk do ju dëmtojë, por nuk është logjikë që ta gëlltisni me dashje.