Meshkujt janë më të pisët se femrat kur vjen puna tek higjiena në tualet.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi, sipas të cilit, meshkujt i lajnë më pak duart sesa femrat.
Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë ekzaminuar bravat e dyerve në një zyrë të madhe në Londër. Pas vëzhgimit, u zbulua se bravat dyerve të banjove të meshkujve ishin 6 herë më të pisëta në krahasim me bravat e zonës së zonjave.
Sipas shkencëtarëve, duke mos i larë duart, meshkujt venë në rrezik edhe të tjerët duke lënë papastërti nëpër bravat e dyerve apo vende të tjera.
Gjatë studimit u zbulua gjithashtu se dera e tualetit të meshkujve mbante katër herë më shumë bakterie se shumica e WC-ve.
Kjo, thuhet më tej, mund të bëjë që bakteret e rrezikshme të stomakut të transmetohen nëpërpjet zonave të ndotura.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania