JOQ Albania
Home

Studimi:Trishtimi dhe stresi mund të shkaktojnë kancer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/07/2019 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trishtimi dhe stresi mund të shkaktojnë kancer.

Sipas një studimi ndërkombëtar të realizuar në 9 vende të ndryshme të botës, një në 6 persona që vuanin nga ‘sindroma e zemrës së thyer’ ishte diagnostikuar me kancer.

Gjetjet e këtij studimi janë publikuar këtë javë në ‘Journal of the American Heart Association’.

Sindroma e zëmrës së thyer, e njohur ndryshe si kardiomiopatia e shkaktuar nga stresi ose sindroma e Takotsubo, është një fenomen i vërtetë.

Stresi emocional ose fizik bën që zemra të mos e pompojë gjakun në mënyrën e duhur. Kjo gjendje mund të bëjë që personat e prekur të pësojnë arrest kardiak.

Në këtë studim janë analizuar rreth 1,604 persona që kishin sindromën e zemrës së thyer si dhe 267 të cilët ishin të sëmurë me kancer.

Kanceri më I zakonshëm në këto raste ishte ai i gjirit i ndjekur nga ai i sistemit tretës.

Burimi:abc|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania