Edhe pse shquhen për siguri të lartë të mesazheve, aplikacionet si WhatsApp dhe Telegram jo gjithnjë i mbajnë të sigurta të dhënat pasi të kenë mbërritur në celular.
Kërkuesit e Symantec kanë zbuluar sesi hakerët mund të përdorin një aplikacion për të pasur akses në përmbajtjen e materialeve media të dërguara përmes aplikacioneve në fjalë.
Në celularët që operojnë me Android aplikacionet zgjedhin të ruajnë përmbajtjet media si imazhe, video dhe audio ose në memorien e brendshme ose në memorien të jashtme.
Kur ruhen në memorien e brendshme, të dhënat mund të aksesohen vetëm nga aplikacioni ndërsa në memorien e jashtme edhe nga aplikacionet e tjera.
WhatsApp automatikisht ruan përmbajtjet media në memorie të jashtme ndërsa Telegram vetëm kur opsioni “Save to Gallery” është aktiv.
Sipas studiuesve ky lloj dizajni bën të mundur që ‘viruse’ me akses në memorien e jashtme mund të përdoren për të aksesuar përmbajtjet media të WhatsApp dhe Telegram madje edhe përpara se përdoruesi vetë t’i shohë.
Ky lloj sulmi njihet nga ekspertët e fushës si “Media File Jacking."