Mijëra kocka janë gjetur brenda Varrezës Teutonike në Vatikan.
Gjenetisti i familjes Orlandi, Giorgio Portera, teksa doli nga varreza ku po kërkohen eshtrat e Emanuela Orlandit, tha:
Nuk prisnim të gjenim kaq shumë kocka. Sot kemi gjetur me mijëra, ndaj mendojmë se mund të kenë qenë dhjetëra persona të varrosur. Ka kocka të vogla dhe të mëdha, veçanërisht eshtra të kafkës që ndodhen si tek të vegjlit, edhe tek të mëdhenjtë.
Tani duhet të gjejmë kohën nga e cila datojnë kockat, për të kuptuar nëse u takojnë të ndjerëve për të kuptuar nëse u takojnë disa dhjetëra viteve më parë, apo qindra viteve.
Çështja është ende e hapur. Gjendja e ruajtjes ndryshon sipas gropës në të cilën janë ruajtur në këto dhjetëra ose qindra vjet, por vetëm një vlerësim instrumental do të jetë në gjendje të japë një mohim ose konfirmim. Natyrisht, nuk prisnim një numër kaq të madh eshtash.”
Avokatja Laura Sgro, përfaqësuese ligjore e familjes, ka shtuar:
Javën e shkuar u hapën dy varre, nga një metër e gjysmë të thella. Kockat e gjetura aty u vendosën brenda thasëve të mëdhenj. Punimet do të vijojnë edhe javën e ardhshme”.
Federica Orlandi, motra e Emaunelës, pasi ka dalë nga vendi i varrezave në Vatikan, është shprehur se kjo është një eksperiencë me emocione shumë të forta, teksa shtoi se e gjithë familja do të vijojë hetimet deri sa të gjejnë të vërtetën.
Burimi: Repubblica |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania