JOQ Albania
Home

Veç gjenetikës, këto janë arsyet se pse ju kanë dalë thinjat në moshë të re
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/07/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qoftë se jeni thinjur në moshë të re, kjo nuk do të thotë se po plakeni para kohë, dhe në disa raste, s’ka lidhje as gjenetika.

Në disa raste, thinjat në moshë të hershme janë paralajmëruse të disa problemeve shëndetësore që mund të jenë duke i shkaktuar.

Flokët fillojnë të zbardhen kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.

Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës, ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave.

Kështu, sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Nju Jorkut këto mund të jenë arsyet që ju kanë dalë thinjat përpara kohe:

Stresi

Nëse shikoni thinja në të 20-at, një nga arsyet mund të jetë stresi. Nëse thinjat ju shfaqen më herët se familjarët tuaj, kjo ka të bëjë me mënyrën tuaj të jetës dhe stresin etj.

Një problem shëndetësor

Në raste të rralla, shfaqja e thinjave në moshë të re mund të jetë edhe pasojë e sëmundjeve të ndryshme. Tiroidet, p.sh. mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit ndikojnë gjithashtu edhe te flokët.

Mungesë vitaminash

Një tjetër mundësi e shfaqjes së flokëve gri mund të jetë edhe mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Nëse thinjat ju janë shfaqur prej mungesës së vitaminave, duhet të përdorni si suplement B12, që të shmangni dhe aneminë.

Jeni duhanpirës/e

Duhanpirja është një nga shkaqet më të këqija që ndikon në shfaqjen e thinjave, thonë ekspertët. Nëse je një duhanpirës i rregull, me shumë mundësi thinjat i ke parë që në 20-at e hershme.