Një burrë nga India është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur një tigër duke fjetur në krevatin e tij.
Sipas raportimeve të mediave vendase, tigri kishte dalë nga Parku Kombëtar i Kaziranga pas përmbytjeve të mëdha.
Kafsha e egër u gjet brenda një banesës ndërsa banorët vendosën që ta linin të qetë dhe të mos bënin asgjë për ta lëvizur.
Si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin javët e fundit, rreth 92 kafshë të egra raportohet të kenë ngordhur në parkun Kaziranga.
Besohet se tigri ka qenë duke u larguar prej përmbytjeve, por pasi rruga kishte qenë e bllokuar ishte strehuar në banesën e parë që i doli para.
Banorët thirrën një grup nga ruajtësit e kafshëve të egra, të cilët arritën në banesë dhe i siguruan një rrugë shpëtimi për në xhungël.
Sipas Rathin Barman, i cili udhëhoqi operacionin e shpëtimit, tigri femër hyri në shtëpi rreth orës 7.30 në orën lokale dhe fjeti shumicën e ditës.
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania