JOQ Albania
Home

Bëri kimioterapi dhe hoqi gjoksin, 28-vjeçarja zbulon se mjekët e kishin diagnostikuar gabim
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/07/2019 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka mbetur e traumatizuar pasi i është nënshtruar kimioterapisë, ka hequr të dy gjinjtë dhe në fund zbuloi se nuk kishte pasur kancer fare.

Sarah Boyle ishte 25-vjeçe kur mjekët e diagnostikuan me kancer gjiri në fund të vitit 2016 ndërsa gabimi u mor vesh në korrik të vitit 2017.

Por në atë kohë, Sarah i ishte nënshtruar një trajtimi të vështirë që përfshinte edhe heqjen e gjinjve.

Nëna e tre fëmijëve, e cila tashmë është 28-vjeçe,rrëfen se i është dashur që të bëjë seanca të dhimbshme kimioterapie dhe të sakrifikonte gjoksin për një sëmundje që nuk e kishte.

Ajo shton gjithashtu se operacionet e më pasme për rindërtimin e gjoksit me shumë mundësi bëjnë që në vitet e ardhshme të sëmuret me të vërtetë me kancer.

Spitali kërkoi ndjesë ndërsa 28-vjeçarja vuan nga trauma psikologjike dhe ende i duhet të përballet me simptomat që i kanë lënë pas trajtimi.

Burimi:Metro|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania