Kryefjala e lajmeve të djeshme ishte dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai pati mbështetjen e shumë njerëzve, politikanëve dhe personazheve të artit për veprimin që bëri, duke lartësuar kështu edhe më shumë figurën e Haradinaj.
Mirëpo, çfarë po bën Kryeministri i dorëhequr, një ditë pasi shkaktoi bujën e madhe në mediat vendase dhe ato të Serbisë?
Me sa duket, mëngjesin e sotëm Haradinaj e ka kaluar pranë familjes.
Vëllai i tij, Vetoni, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instgram, ku shihet Haradinaj me nënën e tij dhe dajën.
Arsyeje e dorëheqjes së Haradinaj është ftesa që ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.