JOQ Albania
Home

“Jo do vim sot, jo do vijmë nesër”/ Bashkia i lë mbeturinat korçarëve para shtëpisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 19/07/2019 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mes problemeve të shumta në Shqipëri renditet edhe ndotja e mjedisit. Kudo shohim kazanë të tejmbushur apo plehra të hedhura vend e pa vend, të cilat nuk pastrohet nga punonjës të bashkisë.

Ndërkohë në fshatin Lumalas në Korçë, banorët bënë një kërkesë në bashki, për të mbyllur dhe pastruar një kanal përpara shtëpive të tyre.

Personi që ka denoncuar rastin është shprehur se punonjësit e bashkisë erdhën para votimeve, nxorrën mbetjet dhe i lanë në rrugë.

Më tej ai tregon se banorët kanë bërë sërish ankesë në bashki për pastrimin e mbeturinave, pasi nëpërmjet asaj rruge lidhen me tokat.

Ndër të tjera ai shton se Bashkise e Korçës i mashtron duke i thënë ditë pas dite se do të vijnë ta pastrojnë.

Postimi i plotë

Jam nje banor i fshatit Lumalas te Korces .Ne kemi nje kanal perpara shtepive dhe beme nje kerkes per ta pastruar apo mbyllur.Kjo ka ndodhur para votimeve .Erdhen keta te bashkise e pastruan dhe mbetjet qe nxorren i hodhen ne rruge .Ajo rruge eshte shume e rendesisishme per ne sepse me ane te asaj rruge ne lidhemi me tokat tona .Bashkia na tha qe mbetjet do vinin ti pastronin pas nja dy ditesh .Mire po kjo gje nuk ka ndodhur .Ne jemi ankuar edhe here te tjera pas kesaj po keta na genjejne Jo do vim sot jo do vijme neser Ne i raportojme bashkise se Korces qe te vijne dhe ta zgjidhin sa me shpejt kete problem.