Pas ndarjes së tyre në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duket se aktorja e njohur Kristen Stewart dhe modelja e famshme, Stella Maxwell nuk mund të jetojnë dot pa njëra-tjetrën.
Edhe këtë gjë e kanë konfirmuar vetë, pasi i kanë kaluar pushimet nën shoqërinë e njëra-tjetrës në Itali.
Ato janë kapur 'mat' duke u puthur në buzë në një jaht, duke ringjallur romancën e tyre 2-vjeçare.
29-vjeçarja, Kristen Stewart njihet për rolin e saj si protagoniste kryesore në sagën e famshme 'Twlight'.
Ndërsa e dashura e Stewart, Stella Maxwell, ka qenë pjesë e Victoria's Secret si dhe imazhi i kompanisë së njohur kozmetike, Max Factor.