JOQ Albania
Home

Kishte lënë makinën në parkim publik, qytetari irritohet kur sheh arsyen e gjobitjes
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 18/07/2019 16:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpeshherë qytetarët ankohen për gjobat që u vendosen nga Bashkie e Tiranës. Duke qenë se ankesat e tyre bien në vesh të shurdhët, një qytetar ka vendosur ta ndaj me redaksinë e JOQAlbania rastin e tij.

Denoncuesi ka treguar se është gjobitur 50 mijë lekë nga policia bashkiake. Shkak për gjobën është bërë një letër, ku ai reklamonte se makina ishte në shitje.

Në fletën e gjobë shkruhet se arsyeja e gjobës është për reklamim në ambjente publike. Qytetari është mjaft i irrituar ndërsa shprehet se do të vijë një ditë që do të gjobitemi edhe për ajrin që thithim.

Denoncuesi sqaron se në vendin ku kishte marrë gjobën, nuk kishte asnjë tabelë për ndalim qëndrimi apo pushimi. Më tej ai tregon se një makinë luksoze, e cila kishte vënë letrën "Shitet", nuk është gjobitur. Kjo tregon edhe njëherë pabarazinë përpara ligjit, ku në Shqipëri mbizotëron akoma ligji i të fortit.

Denoncimi për JOQAlbania

Si jeni mir .!? E beni dot public kte njoftim Shikoni cfar gjobe vendos bashkia e tiranes per tabelat qe vendos makines tende Shitet 50 mij gjob si pa t keq fare Per perdorje te prones publike per reklamime….kur do vij dita t vendosin gjoba per ajrin qe marim.???? Se Nuk thot ndalim qendrimi Apo ndalohet parkimi .As tabel asgje