JOQ Albania
Home

A mund të mbesni shtatzënë ndërkohë që jeni në pritje të ëmbël? Ja çfarë thotë shkenca
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/07/2019 9:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E dimë tashmë që në momentin që një grua mbet shtatzënë trupi fillon të përgatitet për rritjen e fëmijës në mitër dhe vezoret e ndalin lëshimin e vezëve në mitër.

Pra, për 9 muaj nuk mund të ketë shtatzëni të dytë. Gjithsesi, sipas ekspertëve, femrat mund të mbesin shtatzënë edhe gjatë kohës që janë në pritje.

Ky rast i rrallë quhet “superfekondim”, që nënkupton ngjizjen e një fetusi të dytë, ndërsa nëna është shtatzënë me një tjetër.

Si rezultat, një nënë sjell në jetë 2 binjakë me mosha të ndryshme dhe nganjëherë edhe 2 data të ndryshme të lindjes.

Kur ndodh super-fekondimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të fekondohet.

Deri më tani ekzistojnë 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi ku një grua të quajtur Kate Hill, ngeli shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy vajza të vogla, Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjake, megjithatë, diferenca kohore mes konceptimit të tyre ishte 10 ditë.