Humbi shikimin dhe fytyra e tij zmadhohej, si u shpërfytyrua terësisht nga sëmundja misterioze 56-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.07.2019, 17:06

Një sëmundje misterioze ia ka shkatërruar terësisht fytyrën një burri nga Filipinet, duke ia fryrë fytyrën thuajse tre herë më shumë se përmasat normale të saj.

Bëhet fjalë për 56-vjeçarin, Romulo Pilapil, me profesion zdrukthëtar.

Ai fillimisht u sëmur tre vjet më parë. Simptomat e para ishin kruarja e syve dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët.

Asokohe, babai i tre fëmijëve u diagnostikua me sinusit (infeksion i hapësirave e gropëzave që rrethojnë hundën) dhe iu dhanë ilaçe, por dy javë më vonë gjendja e tij nuk ishte përmirësuar dhe fytyra e tij filloi të fryhet.

Mjekët në ishullin Leyte, ku ai jeton, mbetën të habitur nga gjendja dhe rekomanduan që ai të udhëtojë për në Manila për t'u trajtuar atje.

Por familja nuk kishte mundësi financiare për ta dërguar atje, ndërkohë gjendja e 56-vjeçarit vazhdonte të përkeqësohej.

Pilapil humbi edhe shikimin nga kjo sëmundje dhe u detyrua të ndalonte punën.

Fëmijët e tij, të cilët studionin, u detyruan të punojnë për të mbajtur familjen, ndërsa gruaja e 56-vjeçarit u bë pastruese rrugësh.

John Santos, nip i Pilapil, tha se ata mendonin se Romulo kishte vetëm një alergji kur filluan simptomat e tij.

John tha:

Sytë e tij dukeshin të acaruar atë ditë, dhe hunda e tij ishte skuqur. Ai kishte sekrecione nga hundët, kështu që të gjithë mendonin se ishte sinusit. Por më pas fytyra e tij filloi të rritet".

Disa javë pasi filloj t'i enjtej fytyra, Romulo u kontrollua nga mjekët në krahinën e tyre, por ata nuk mundën dot të jepnin një diagnozë të saktë.

John shtoi:

Mjekët e zonës kërkuan që ai të transferohej në një spital më të madh në Manila ku mund të trajtohej më mirë, por familja nuk mund të përballonte shpenzimet. Që atëherë ai nuk ka pasur ndonjë trajtim. Ata janë njerëz të mirë që nuk e meritojnë këtë. Unë shpresoj që Romula të marri trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe të shërohet".

Vizita e fundit e Romulos tek mjeku ishte në vitin 2018 dhe familja nuk ka ndjekur takimet lokale, sepse mjekët e zonës kanë thënë se nuk mund të bëjnë dot asgjë për të.

Burimi: MailOnline | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit