Pas largimit nga Roma, Daniele De Rossi do vazhdojë ende me futbollin profesionist pasi e ndjen veten të fuqishëm për t'i dhënë ende këtij sporti.
Ofertat nga ekipet italiane nuk i kanë munguar, por siç duket De Rossit nuk mund t’ia lejonte vetes të luante në Itali për një ekip tjetër veç Romës.
Mes shumë dilemave, ai ka vendosur dhe e ardhmja e tij do të jetë te Boca Juniors. Sipas “Sky Sports”, futbollisti do të firmosë sot ose nesër një kontratë 1-vjeçare me klubin nga Buenos Aires.
Ai që ka bindur De Rossin për këtë vendim është ish-shoku i tij i skuadrës, Nikola Burdiso, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit Sportiv te klubi argjentinas.
Burdiso e kontaktoi italianin sapo ky i fundit u la i lirë nga Roma, por mesfushori kërkoi kohë të mendohej për të ardhmen.
Tashmë vendimi duket se është marrë dhe klubi i dytë në karrierën e 35-vjeçarit, De Rossi do të jetë pikërisht, Boka Juniors.