Goditja e madhe e merkatos së Juventusit, mbërriti. Matijs De Ligt ndodhet në Torino dhe mëngjesin e sotëm, holandezi ka qenë prezent në “J Medical” për të kaluar vizitat mjekësore.
Tifozët e Juventusit, të kënaqur në maksimum me drejtuesit e tyre për këtë blerje, kanë dalë ta presin me ovacione 19-vjeçarin duke i treguar mbështetje maksimale.
Ndërkaq, mediat italiane, kanë zbuluar edhe një tjetër detaj sa i përket marrëveshjes mes palëve.
Mësohet se klauzola e lirimit të De Ligt nga Juventusi do të jetë 150 milionë euro, por ajo do të aktivizohet pasi lojtari të ketë kaluar dy vitet e tij të para në Torino.
Tashmë ish-kapiteni i Ajaxit nis zyrtarisht aventurën e re dhe do të vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit, Maurizzio Sarri.