Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në Lushnje, ku një burrë i moshës 30 vjeçare ka qëlluar me sëpatë të atin e moshuar.
Gjithçka ndodhi pas një sherri në familje.
Zyrtarisht mësohet se rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” djali me inicialet D.V. pas sherrit goditi me sëpatë babanë e tij, K.V. 67 vjeç.
Pasi ka goditur të atin ai është është larguar nga shtëpia, por arratia ka zgjatur vetëm pak minuta pasi është arrestuar pas ndjekjes nga policia.
Ndërkohë që 67-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Foto ilustruese