Ndërron jetë bashkëshorti i Vaçe Zelës, një histori e veçantë dashurie 52 vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.07.2019, 07:22

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i Vaçe Zelës, pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë që po përballej.

Vaçe Zela u nda nga kjo botë më 6 shkurt 2014, ndërsa historia e tyre e dashurisë ishte e veçantë.

Dyshja kanë qenë bashkë për plot 52 vite. Ndohja e dy të rinjve ka ndodhur në vitin 1963, asokohe Pjetri kryente Shërbimin Ushtarak në Lushnje dhe ishte 27 vjeç. Ai nuk e kishte idenë se kush ishte Vaçja, e cila në atë kohë ishte 24 vjeçe.

Njohja e tyre ka ndodhur pikërisht në një bilardo.

I ndieri tregonte gjatë një interviste për “Koha Jonë”, tri vite më parë:

Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte. E njoha në bilardo, madje duke bërë një lojë me të. Kujtoj që më mundi. Ishte vajzë e shkathët, simpatike, pastaj kur e ndoqa në shfaqje te këndonte më magjepsi. Unë isha 27 vjeç, kurse Vaçja 24. Bëhet fjalë në vitin 1963. Nuk bëmë dasmë tradicionale. Dashuria për ne të dy ishte gjithçka. Jetuam bashkë 52 vjet. Pastaj aktiviteti i saj artistik startoi në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve”.

Vaçe Zela dhe Pjetër Rodiqi qëndruan bashkë të martuar për 52 vite dhe janë prindër të një vajzë të quajtur Irma.

Artistja e mirënjohur ndërroi jetë në Zvicër në Shkurt të 2014-ës për shkak të sëmundjeve nga të cilat vuante vitet e fundit, ndërsa mëngjesin e 16 Korrikut u nda nga jeta edhe bashkëshorti i saj Pjetër.

Siç shkruan edhe e bija Irma në njoftimin për humbjen e të atit:

Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë nënës”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit