Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Konsumatorët kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo.
Të paktën 80 kg drogë u gjetën në dyqanin në lagjen Ermelino Matarazzo. Policia raportoi se kjo ishte një mënyrë për pastrimin e rrugëve kriminale.
Hetuesit besojnë se dyqani, ku u blenë detergjentet, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.
Në një teori, policia thotë se, se kutitë me drogë janë vendosur gabimisht në rafte.
Mediat vendase raportojnë se një klient u përpoq ta kthejë kutinë me detergjentin në dyqan, ndërsa një tjetër e dorëzoi në stacionin lokal të policisë.
Policia ushtarake e San Paolo tha se disa njerëz po shkarkonin më shumë nga i njëjti produkt kur oficerët mbërritën ën dyqan, duke shtuar se u përpoqën të arratiseshin.
Të paktën 4 persona janë arrestuar, përfshirë tre punonjës të dyqanit.