I doli emri në përgjimet e “Bild”, Mziu: Ja si qëndron e vërteta

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.07.2019, 00:21

Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës në detyrë, mes të tjerash në emisionin “I Ftuari” foli edhe për përgjimet e publikuara nga “Bild”, atje ku përmendet edhe emri i tij.

Arben Keshi flet në një nga përgjimet me Sali Skurën, shefin e komisariatit të Kamzës, dhe i thotë: Ka nisur Xhelali 450 veta për në Dibër.

Por Mziu pranoi se janë nisur nga Kamza njerëz për të votuar në Dibër, por thotë se ata janë të regjistruar atje.

Sipas Mziut, atij nuk i leverdis që qytetarët e Kamzës të ikin të votojnë në vend tjetër dhe se ka përdorur çdo lloj instrumenti shtrëngues që këta njerëz të vijnë në Kamzë sepse ata nuk paguajnë as taksa.

Deklarata e Mziut:

Unë simbolizoj Kamzën. Sot Kamza ka të regjistruar 140 mijë banorë, por aty jetojnë mbi 170 mijë banorë. Ata kanë pasaportizimin në zonat nga vijnë. Në interesin tim, mua nuk më intereson asnjë banor për të mos qenë këtu sepse në fund të fundit merr grantin e fillim vitit. Unë kam përdorur çdo lloj instrumenti shtrëngues që këta njerëz të vijnë në Kamzë sepse ata nuk paguajnë as taksa. Ata më simbolizojnë mua me Kamzën. Është e vërtetë që kanë ikur qytetarë nga Kamza për të votuar PD apo PS. Ju e keni parë që në përgjime thuhej se furgonat me demokratë janë ndaluar, ndërsa të tjerët kanë shkuar”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit