Një peshkatar në Houston zbuloi se peshku që kishte rënë në grepin e tij, kishte qenë ‘pronë’ e dikujt tjetër.
Chase McCray mbeti i befasuar kur kuptoi se një gjarpër gjigant i kishte ngulur dhëmbët peshkut që ai sapo kishte kapur.
Edhe pasi McCray e kishte nxjerrë peshkun nga uji, zvarraniku vazhdonte të qëndronte i mbërthyer pas tij, pasi si duket, nuk ishte gati ta linte drekën t’i ‘arratisej’.
Kapja e pazakontë u bë në qarkun veriperëndimor Harris, raporton ABC 7.
Sipas Chase, ai mundi që më në fund ta ndante gjarprin nga peshku, por ju desh goxha punë. Pasi i ndau nga njëri-tjetri, peshkatari i lëshoi të dyja gjallesat sërish në ujë.
Burimi:NYP|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania