Ish-deputeti plas “bombën”: Rama po skarcon prokurorët që i zbuluan korrupsionin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.07.2019, 23:20

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se nuk e sheh aspak shenjë të mirë për SPAK skualifikimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Dritan Prençi.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së shpreh habinë sesi lapsi bie gjithmonë mbi ata që janë më produktivë.

Nga studio e Ora News, Vasili u shpreh se nuk i njeh personalisht prokurorët, por ata janë goditur e janë transferuar më shumë se të tjerët.

Deklarata e Vasilit:

Prençin dhe Hajdarmataj, nuk i njoh fare personalisht, por nuk e kuptoj pse skualifikimi bie mbi ata që kanë punuar më fort se të tjerët, janë transferuar më fort se të tjerët, janë dënuar më fort se gjithë të tjerët. Do të na duhej që këta prokurorë këmbëngulës të ishin atje. Nuk më intereson fare SPAK nëse faji është aty, instrumentat ligjorë janë aty, gjithë trupat e hetimit dhe prokurorisë janë aty dhe nuk kanë dhënë përgjigje pse nuk kanë vajtur para drejtësisë ata të “184”, “339”, Unazës së Re, OST. Janë faje që kanë të bëjnë me qindra milionë euro dhe shkatërrimin e të gjithë sistemit zgjedhor. Kemi pamjet e 30 qershorit me kutitë në krah, pse nuk ndalohet njeri. Protestuesin në protestën e opozitës i ndalojnë, i gjejnë. Kanë ndaluar protestues autik, me një këmbë, protestues me karrocë invalidi.”

Vasili i shikon si të vakta pritshmëritë për SPAK, pasi sikundër edhe thotë për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit nuk ka munguar ligji por vullneti.

Vasili vijoi më tej:

Të mos gënjejmë askënd. Nuk kanë dashur dhe nuk duan të hetojnë atje ku krimi shtetëror dhe korrupsioni është evident. Asnjë nen i legjislacionit që kemi nuk i pengonte, madje i favorizonte pambarim për të kryer këtë punë. Gjithë kapja e drejtësisë ishte që këta të mos dënohen kurrë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit