Herbert DeLaigle dhe Marilyn Frances DeLaigle, burrë e grua, kanë ndërruar jetë 12 orë larg njëri-tjetrit pas 71 vitesh martesë.
94-vjeçari dhe 88-vjeçarja nga Georgia u martuan në vitin 1948 dhe ndërruan jetë të dy të premten në një spital në Waynesboro.
Sipas stafit të spitalit, Herbert u nda nga jetë në orën 2.20 të mëngjesit ndërsa Marilyn Frances ndërroi jetë ekzaktësisht 12 orë më vonë
Sipas mediave, çifti u njohën në një kafene në Waynesboro ku punonte Marilyn në vitin 1947.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2018 për WRDW, Herbert DeLaigle ishte shprehur:
Herbert tha se ata shkuan në kinema në takimin e tyre të parë dhe pas një viti ai i propozoi për martesë.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania