Kur jemi edhe pak javë nga starti i sezonit të ri futbollistik, një rregull i ri do të vihet në zbatim në Premier Leaguen angleze.
Kampionati më i fortë në botë do të bëjë disa ndryshime të mëdha.
Duke filluar nga sezoni i ri, në Premier League trajnerët dhe stafi teknik mund të marrin kartonë të verdhë ose të kuq.
Çdo zyrtar i klubit që tregon një sjellje antisportive mund të paralajmërohet ose të përjashtohet nga loja me kartonë nga arbitri i ndeshjes.
Një eksperiment që është ka qenë i suksesshëm në ndeshjet e moshave, ku trajnerët ndonjëherë janë shumë të vështirë për t’u menaxhuar.
Managers and coaches can now be shown yellow and red cards for misconduct
— Premier League (@premierleague) July 16, 2019
More on the update: https://t.co/u9Ep8Fi06t pic.twitter.com/vHYwJSfnYQ