Një burrë nga Kolumbia, i cili udhëtonte nga Bogota për në Barcelonë, është ndaluar nga policia spanjolle pasi oficerët vunë re se nervoz.
Kur nisën ta merrnin në pyetje, ata vunë re se parukja që burri kishte poshtë kapelës ishte disi e pazakontë.
Gjatë një kontrolli më të imtësishëm polica zbuloi se pasagjeri nervoz mbante poshtë ‘flokëve’ një pako kokainë me një vlerë prej 30,000 euro.
Policia më pas ka postuar dy foto të kontrabandistit në Twitter, duke treguar se ‘flokët’ ishin gati duke i rënë.
Në fotot e publikuara duket një burrë në moshë të mesme ndërsa mbante ende në kokë paruken aspak të zakontë.
Sytë e kontrabandistit janë të mbuluara ndërsa nuk është dhënë më asnjë detaj rreth identitetit të tij.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania