Po shkonte për në shtëpi, ish-futbollisti ekzekutohet me breshëri plumbash nga dy persona me motor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2019, 21:50

Një tjetër lajm i rëndë vjen nga bota e sportit, ku një ish-futbollist është vrarë pas një atentati që u bë ndaj tij në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg.

Ish-mesfushori, Mark Batchelor, u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona të paidentifikuar me motor, të cilët i kanë zënë pritë, teksa ai ndodhej në automjetin e tij.

50-vjeçari , i cili po udhëtonte për në në banesën ku jetonte, gjeti vdekjen e menjëhershme pas sulmit me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake për ngjarjen e rëndë, dyshohet se vrasja ka qenë planifikuar më parë dhe jo një tentativë për grabitje.

Pak para se të ndodhte atentati ndaj tij, ish-futbollisti kishte pasur përplasje verbale me disa persona në një lokal ku kishte shkuar.

Nuk dihet nëse ky debat ka lidhje me vrasjen e tij, ndërkohë që policia po heton për zbulimin e autorëve dhe shkaqeve të vrasjes së 50-vjeçarit.

Lidhur me vrasjen e ish-fubollistit, zëdhënësi për shtyp i Policisë së Johannesburg deklaroi:

Ai u sulmua nga dy persona që po ecnin me motor. Ai ishte duke u larguar nga lokali i tij, kur personat e kanë sulmuar".

50-vjeçari ka luajtur për disa ekipe të Afrikës së Jugut, si dhe ka qenë mesfushor i kombëtares afrikanojugore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit