Kampionët e Italisë në futboll, Juventus, duket se e kanë marrë shumë seriozisht merkaton e kësaj vere.
Së fundmi, "bardhezinjtë" kanë zyrtarizuar blerjen e mesfushorit të talentuar tunizian, Hamza Rafia, i cili luante për Lyon në kampionatin francez.
Lajmi u bë i ditur vetë nga klubi francez, përmes një postimi në rrjetet sociale.
"Zonja e Vjetër" do t'i paguajë francezëve 400 mijë Euro për shërbimet e 20-vjeçarit, por kjo vlerë mund të shkojë deri në 5 milion Euro.
Kontrata për Rafian pritet të jetë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Me këtë blerje, "bardhezinjtë" kanë përforcuar më tej repartin e mesfushës.
Kujtojmë që pak ditë më parë, portieri legjendar i Juventus, Gianluigi Buffon, u rikthye sërish tek klubi bardhezi, ku do të luajë sezonin e fundit të karrierës së tij.