Bota e sportit në zi, gjendet i vdekur ish-kampioni i Botës dhe Europës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2019, 20:42

Një lajm i hidhur vjen nga bota e sportit, ku ish-kampioni i botës në xhudo, Craig Fallon, është gjetur i pajetë.

36-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, ndërkohë që trupi i tij i pajetë u gjet në një mal, në pjesën lindore të Shropire në Britaninë e Madhe.

Sipas autoriteteve, ish-kampioni u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur "The Wrekin", orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së sportistit, ndërkohë policia ka hedhur dyshime se mund të jetë përfshirë ndonjë palë tjetër.

Do të jetë rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Fallon.

Në një dedikim prekës, ish-trajneri i Fallon, Fitzroy Davis u shpreh:

Dedikimi për sportin që ai e deshi do të jetë gjithmonë me mua dhe unë do të mbaj gjallë kohën që e kaluam së bashku. Craig do të jetë një humbje e madhe për sportin, por unë shpresoj që arritjet e tij dhe historitë e tij të jashtëzakonshme do të inspirojnë gjeneratat e ardhshme".

36-vjeçari është cilësuar nga Nigel Donohue, Drejtor i Sportit të Xhudos në Britani, si xhudisti më i suksesshëm britanik i epokës moderne.

Në shtator të vitit 2005, Fallon u shpall kampioni i botës në Xhudo për peshën -60 kilogramë, duke mundur Ludwig Paischer në finale.

Ai u bë mashkulli i tretë britanik që fitoi titullin botëror, pas Neil Adams në vitin 1981 dhe Graeme Randall në vitin 1999.

Në vitin 2006, Fallon u shpall kampion i Evropës në Tamperetë Finlandës në kategorinë e peshës prej -60 kg duke mundur Armen Nazaryan në finale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit