U dënuan me 33 vjet burg, kush janë shqiptarët pjesë e grupit të kokainës në Londër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.07.2019, 20:13

Një gjykatë në Londër ka dënuar me 33 vite burg në total një bandë shqiptare të shpërndarjes së kokainës. Ata shpërndanin "miellin e bardhë" në sheshin e Londrës.

Banda përbëhej nga dy drejtues, 8 korrierë dhe dy persona të tjerë. Ata u kapën me 1.2 kg kokainë, me vlerë 100 mijë paund. Policia e Londrës gjithashtu sekuestroi 20 mijë paund cash dhe dy telefona celularë.

Hetimi ndaj grupit zgjati 8 muaj, fill pasi një prej korrierëve u kap me kokainë. Vetëm gjatë muajit të shkuar janë zhvilluar një sërë seancash në Gjykatën Mbretërore dhe Old Bailey.

Detektivi Lee Johnson, i cili udhëhoqi operacionin, u shpreh se shumica e korrierëve janë të rinj dhe shfrytëzohen nga kokat e krimit të organizuar.

Më tej ai tha se autoritetet po përpiqen të nxjerrin para ligjit, të gjithë ata që shpërndajnë kokainë, por edhe ata që e blejnë atë.

Shqiptarët e dënuar janë:

Bledi Ponari 28 vjeç me 1 vit e 4 muaj

Fjoralb Fera 21 vjeç me 5 muaj

Halil Shehu 22 vjeç me 2 vjet e 8 muaj

Klevis Drazhi 20 vjeç me 11 muaj

Fabio Domi 21 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Mario Prendi 27 vjeç me 2 vjet e 4 muaj

Albi Hoxha 23 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Bledar Xhani 23 vjeç me 3 vjet

Dritan Jella 33 vjeç me 4 muaj

Klajdi Qyra 22 vjeç me 2 vjet e 1 muaj

Emirjan Demiraj 22 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Erdi Nezaj 25 vjeç i cili u deportua menjëherë në Shqipëri

Burimi: Times|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit