INVESTIGIMI/ “Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrolli, nuk garantojnë sigurinë ushqimore”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.07.2019, 19:47

Siguria ushqimore është një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë.

Tanimë që jemi në stinën e verës, produktet ushqimore minimalisht duhet të mbahen të freskëta, por mesa duket në marketet dhe supermarketet shqiptare një gjë e tillë anashkalohet, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e konsumatorëve.

Ka qenë një investigim i emisionit "BOOM", që zbuloi se marketet dhe supermarketet nuk plotësojnë kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, sa i përket temperaturave.

Diferenca të mëdha janë vënë re mes matjeve të realizuara nga gazetarët e këtij emisioni përmes një termometri të kalibruar dhe temperaturës që tregojnë frigoriferët.

Temperaturat në frigoriferët e supermarketeve tregonin temperatura më të ulëta se sa temperatura reale, e cila rezultoi më e lartë.

Në lidhje me këtë rast, drejtori i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Hasan Stafa tha:

Së pari duhet t`ju falenderoj se keni kapur një problem që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e konsumatorit. Të gjitha këto subjektet e mëdhaja që janë të licensuara, e bëjnë kontrollin duke filluar nga procesi i prodhimit,i ruajtjes, të transportit deri në momentin që shkojnë tek marketet. Aty duhet të kenë disa rregulla dhe standarde kur hapen këto subjekte, duhet të plotësojnë disa kritere dhe kushte dhe një nga këto elemente është ruajtja dhe kontrolli i këtyre elementeve që duhet të bëjnë matjen dhe kontrollin e produkteve , në rastin konkret të temperaturave që ruhen këto produkte, sepse të gjitha produktet me origjinë shtazore, qofshin nënproduktet e qumështit apo të mishit nëse nuk ruhen si duhet janë produktet më të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit. Subjektet duken me aparatura frigoriferike, por nëse do bëjmë matje me një aparat të kalibruar, do shohim se diferencat janë mjaft të mëdha.Sepse një aparaturë e tillë vendoset kur hapet një subjekt, gradohet nga një person i paspecializuar dhe këtu pastaj nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ka një drejtori, e metrologjisë, e cila ka për detyrë njëherë në vit të bëj regjistrimin, të bëj inventarizimin e të gjitha pajisjeve të matjes, të bëj kontrollin dhe kalibrimin e tyre. Ajo nuk e bënë.Në frigoriferët që ke me mijëra do shohësh që nuk ke një pullë sigurie. Kjo do të thotë që produktet që tregtohen nga këto frigorifera të pakontrolluar, kanë problem me denatyrimin dhe janë produkete të pasigurta për shëndetin e konsumatorit".

Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë deklaroi se frigoriferët nuk hyjnë tek instrumentat ligjërisht të kontrolluar.

Ligji për ushqimin përcakton Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si institucionin që merret me kontrollin e sigurisë ushqimore.

E pyetur nga gazetarja e emisionit "BOOM" nëse frigoriferin e ka detyrim subjekti për ta kontrolluar e kalibruar, nën drejtoresha e D.P.M tha:

Ligjërisht, jo, nuk e ka.Vetëm me kërkesë, nëqoftëse do të dojë ta sjellë. Sepse nuk është tek instrumentat matës ligjërisht të kontrolluar që është detyrim ligjor, siç është peshorja e marketit, është detyrim ligjor. Nëse dikush, përshembull, një firmë farmaceutike që ruan ilaçet, ka një sistem cilësie të implementuar, ka instrumenta matës të tjerë, atëherë vjen tek ne me një kërkesë për ta kalibruar tek ne. Dhe ne me instrumentat matës shkojmë e kontrollojmë, kushtet, parametrat që ai ka në një dhomë frigoriferike.Frigoriferi në këtë rast nuk është instrument matës i klasifikuar tek VKM tona, që janë të detyrueshme që ne të dërgojmë metrologët tanë për verifikim dhe të shkojmë t`i kontrollojmë".

Ndërsa një prej punonjësve të D.P.M shtoi:

Domethënë është në interesin e atij që e ka në përdorim, të shikoj a ja ruan produktet ushqimore ky frigorifer".

Në përgjigjen e AKU-së për "BOOM" thuhet se për peiudhën janar-qershor 2019, në lidhje me kushtet frigoriferike të ruajtjes, janë konstatuar me probleme vetëm 5 subjekte, ndaj të cilëve janë marrë edhe masa.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit