Pas largimit nga PSG-ja, Dani Alvesh po kërkon një destinacion të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Edhe pse ka mbushur 36 vjeç, ai e ndjen veten të fuqishëm dhe pretendimet ekonomike i ka jashtëzakonisht të larta.
Së fundmi, sipas "The Sun" braziliani flitet se ka një akord me Arsenalin në Premier Leaguen angleze.
Trajneri, Unai Emeri e pëlqen shumë lojtarin dhe e do patjetër në ekip.
Deri këtu, gjithçka duket në rregull, por problem është paga e lartë e lojtarit, i cili kërkon jo pak, por 200 mijë paund në javë.
nuk dihet nëse drejtuesit londinezë do shpenzojnë kaq shumë para për një lojtar 36-vjeçar, por fakti që do vijë falas, mund të arrijë t'i bindë për t'ia plotësuar dëshirën trajnerit të tyre.
Burimi: The Sun| Përshtati: JOQ Albania