Spiropali lë gafën e radhës me Kadarenë: “Ky” dhe “Kjo”, Rama e bën për një lek ajo i fshin komentin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.07.2019, 16:57

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali publikoi një foto me shkrimtarin e madh, Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij Elenën. Mirëpo si e ka bërë tashmë rrugë, Spiropali ka bërë edhe gafën e radhës, nga nxitimi për të shpalosur mençurinë. Ajo e ka etiketuar Kadarenë dhe të shoqen me "ky" dhe "kjo".

Spiropali shkroi krahas fotos:

Me një Gjeni si Ky dhe një Zonjë si Kjo, asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.

Pikërisht ky etiketim nuk i ka pëlqyer nënkryetarit të LSI, Luan Rama. Ky i fundit ka komentuar në postimin e Spiropalit, duke shkruar se në kuptimin etik dhe njerëzor, nuk mund t'i drejtohet Kadaresë dhe të shoqes me etiketimet "ky" dhe "kjo".

Rama vazhdon më tej, duke shkruar se fakti që Elisa është ministre, nuk mund t'ja lejojë cënimin e etikës në komunikim, edhe pse ka dashur të dëshmojë kofidencë.

Komenti i Ramës:

Një këshillë për ty Elisë. Jo vetëm në kuptimin etik, por as në atë njerëzor, nuk mund t’u drejtohesh dy njerëzve të shquar, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, shkrimtares Elena Kadare, me përemrat dëftorë “ky” dhe “kjo”! Është mungesë respekti, është fyese. Është shenjë arrogance dhe mungesë e kulturës gjuhësore. Sepse Ismail dhe Elena Kadare nuk janë “ky” dhe “kjo” për askënd.Askush më parë dhe askund ku është folur dhe shkruar për Ismail Kadarenë dhe bashkëshorten e tij Elenë, nuk ka guxuar që t’u drejtohet me “ky” dhe “kjo”. Edhe nëse je nisur nga dëshira për të dëshmuar kofidencë, siç ka më shumë gjasë të jetë, nuk janë përemrat dëftorë që e mundësojnë këtë. Gjuha shqipe ka plot fjalë të tjera që mund të përdoren në kësi rastesh. Ju jeni vajzë e shkolluar dhe duhet ta keni mësuar që herët se sa e rëndësishme është etika e komunikimit me të tjerët, sidomos me më të mëdhenjtë. Edhe fakti që jeni ministre nuk jua lejon këtë cënim të etikës, përkundrazi ju detyron më shumë. Sepse në fakt dëshmon për më shumë se sa vetëm mungesë etike. Shpresoj ta mirëkuptoni këtë këshillë miqësore. Faleminderit!

Pavarësisht se Rama e kishte cilësuar disa herë se komenti i tij ishte thjesht një këshillë, ministrja e ka marrë për keq duke e fshirë. Më tej ajo ka vendosur që të rregullojë përshkrimin e fotos, pasi e kuptoi që kishte gabuar.

Përshkrimi i ri është:

Me një Gjeni dhe një Zonjë të kësaj lartësie asnjë mundim nuk është i kotë, asnjë lodhje nuk është e tepërt, asnjë shpresë nuk është e parealizueshme për një Shqipëri europiane, të begatë dhe të qytetëruar.

Fakti që Spiropali ka fshirë komentin dhe më pas ka ndryshuar përshkrimin, do të thotë se Luan Rama ka pasur plotësisht të drejtë.

Gjithashtu ky veprim tregon se rilindasit, dhe në rastin konkret "Mamica" siç e ka quajtur Rama, Spiropalin, nuk e pranon mendimin ndryshe.

Kjo nuk është hera e parë që Spiropali nxitohet dhe lëshon gafa, pasi në të shkuarën ka ngatërruar simbolet e flamurit, si dhe ka thënë se "Don Kishoti" është vepër e letërsisë shqiptare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit