Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e qëllimshëm pranë zonës së tregut në Elbasan, ku një mjeti tip "Audi", përplasi makinën e drejtorit të policisë.
Prokuroria ka paraqitur në gjykatë disa prova të reja, midis tyre edhe një puro.
Në këtë të fundit janë gjetur gjurmë biologjike të Suel Çelës.
Gjithashtu në sediljen e pasagjerit janë gjetur disa gjurmë gishtash.
Pas analizave lavoratorike, rezulton se gjurmët i përkasin Enea Bekteshit.
Ndërkohë në gjykatë u paraqit edhe videoja e momentit të përplasjes.
Në lidhje me këtë ngjarje, Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë.