Një transferim i bujshëm ka ndodhur së fundmi te Bayerni i Mynihut dhe protagonist është bërë një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar, Leon Dajaku, i cili i është bashkuar Bayernit.
Talenti me origjinë shqiptare spikati sezonin e fundit te akademia e Shtutgart dhe tashmë ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar te kampionët e Gjermanisë.
Transferimi i Dajakut i ka kushtuar Bayernit plot 1.5 milionë euro. Fillimisht, ai t’i bashkohet skuadrës B që militon në Ligën e Tretë gjermane për të fituar më shumë eksperiencë.
Shqiptari shihet si zëvendësuesi ideal i Levandovskit, pasi është një nuhatës perfekt i golit. N 2 sezonet e fundit realizoi 35 gola në 53 ndeshje me akademinë e Shtutgart.
Deri tani, ai është aktivizuar me të rinjtë e Gjermanisë dhe ende nuk e ka vendosur se me cilën kombëtare do luajë në të ardhmen e tij.