Ish-futbollisti i Real Madridit, Hese Rodrigez duket se më shumë qenka protagonist jashtë fushe, sesa brenda saj.
Sulmuesi spanjoll na ka prezantuar së fundmi, të dashurën e re.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka publikuar një foto me Janiar Barim.
Modelja katalanase ka rrëmbyer zemrën e Heses.
Deri këtu gjithçka në rregull, por bukuroshja e cila ndodhet në krah të sulmuesit, është gjithashtu e njohur.
Nuk është hera e parë që ajo ka një lidhje me një futbollist, pasi pak kohë më parë ka kaluar një romancë me mbrojtësin e Lacios, Patrik.
Tashmë çifti, ka nisur një lidhje të re dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.