Me sa duket, kjo është një e martë e zezë për vendin tonë. Një person i tretë ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të këtij mëngjesi.
Zyrtarisht mësohet se viktima e tretë është 62-vjeçari F.Xh.
Policia bën me dije se rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç.
Si pasojë ai ka ndërruar jetë në vend.
Kujtojmë se viktima e parë e ditës së sotme ishte një burrë, i cili ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në Divjakë, teksa babë e bir po ndiqnin hajdutët e lopës së tyre, kur makina doli jashtë rrugës.
Më tej, në një aksident tjetër të ndodhur në Golem, një grua humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Foto ilustruese