Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj dite.
Këtë herë, ngjarja me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhu në qytetine Durrësit.
Zyrtarisht mësohet se rreth orës 08:30 të mëngjesit, në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues 25 vjeçarin E.S., ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeçe, banuese në Berat.
Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
Foto ilustruese