Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotshëm rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor në Divjakë.
Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “Ford”, ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, 57 vjeçari Agim Muça, si dhe është plagosur i biri, identiteti i së cilit nuk është bërë me dije.
Paraprakisht mësohet se Agimi dhe i biri u ishin vënë pas hajdutëve që i kishin vjedhur lopën në shtëpinë e tyre.
Viktima po ecte me makinë bashkë me të birin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Foto ilustruese