Një i ri shqiptar i moshës 19 vjeçare është kapur në flagrancë dhe është arrestuar nga policia në Itali.
19 vjeçari akuzohet për shitje kokaine.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me inicialet S.D, 19-vjeç, banues në Santo Stino di Livenza, punonte si kamarier në një lokal sezonal në Caorle
I riu u zbulua në flagrancë duke i shitur tri doza kokainë një turisti.
Pas kontrollit të mëtejshëm atij iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza të tjera të së njëjtës substancë, me nga 1 gram secila.