Dokumentari i Rai 3: Rruga e kokainës Kolumbi-Meksikë-Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.07.2019, 07:34

Një tjetër dokumentar i cili hedh dritë mbi rrugën e trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Europo duke kaluar nga Shqipëria, do të publikohet shumë shpejt nga mediat e huaja.

Bëhet fjalë për dokumentar me 5 seri të RAI 3 të quajtur “Narcotic” i realizuar nga gazetari investigativ Valerio Cataldi dhe që zbulon linjën e re të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Meksikë deri në Shqipëri.

Seria e parë publikohet në 17 korrik në RAI 3 dhe për momentin është publikuar vetëm një pjesë e shkurtër e tij.

Gazeta La Repubblica shkruan se dokumentari na dërgon në qendër shtetit Guerrero, një nga më të varfrit dhe më të trazuarit e Meksikës jugperëndimore, por edhe një qendër për trafikun e madh të kokainës dhe heroinës të destinuar për tregjet amerikane dhe evropiane.

La Repubblica shkruan:

Narcotica, ka bërë një udhëtim me 5 pjesë që nis në Meksikë, vijon në Kolumbi dhe mbyllet në Shqipëri”.

TG3 dhe RAI3 kanë zgjedhur një orë të vonë për ta transmetuar (23.20) ndoshta për shkak të pamjeve të rënda dhe mënyrës së drejtpërdrejtë të trajtimit të ngjarjeve.

Pjesa e parë është fokusuar në shtetin meksikan se si shteti është i pafuqishëm të luftojë kartelin e drogës “Cartel del Sur”. Aty tregohet se si një grusht burrash që tashmë të lënë në mëshirë të fatit nga shteti janë duke luftuar të vetëm me narkotrafikantët.

Gazetari Valerio Cataldi thotë:

Kjo nuk është hera e parë që banorët vendas vendosin të bashkohen dhe të vetëmbrohen nga masakrat e narkotrafikantëve. Ka ndodhur më herët në Michoacán dhe është pasuar edhe në shtete të tjera. Çështja është se ata bezdisin edhe vetë qeverinë pasi ajo duket e paaftë në sytë e botës. Shteti i akuzon si bashkëpunëtorë, të rrezikshëm politikisht, të përndjekur nga drejtësia dhe në fund shumë prej liderëve të këtyre grupeve janë tërhequr zvarrë në rrugë”.

'Narcotica', sulle rotte dei trafficanti tra Colombia-Messico-Albania e Calabria: il volto del narcotraffico oltre una serie tv

Ai rrëfen edhe për fshatrat e Guerrero, të zgjedhura nga “Cartel del Sur” për të kultivuar opium, i cili transformohet në heroinë.

Në këtë histori përfshihet më pas edhe organizata mafioze Ndrangheta, e konfirmuar si një nga organizatat kriminale me kontaktet më të mira në Meksikë për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në Kolumbi gazetarët e dokumentarit Narcotica kanë shkuar në Catatumbo, ku janë laboratorët klandestinë të drogës. Pjesa e fundit e dokumentarit rikthehet në Meksikë dhe më pas në Shqipëri, mësn Lapsi.

Është gazetarja Daniela Rea që shpjegon më së miri realitetin e nisur nga Cataldi në pjesën e parë.

Image

La Repubblica shkruan:

Nuk bëhet fjalë për një luftë ndaj drogës, por një kërkim në vazhdimësi të bashkëpunimit mes shtetit dhe karteleve”.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur në Shqipëri është sekuestruar kokainë që vinte nga Kolumbia. Rasti më i bujshëm është ai i kapjes në Durrës së 613 kg kokainë e fshehur në konteinerët e bananeve. Vlen për tu përmendur edhe laboratori i Xibrakës ku përpunohej kokainë e ardhur nga Amerika Latine dhe ku u kapën edhe 2 kolumbianë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit