Diplomati “shuplakë” Ramës: Ke shkatërruar Partinë Socialiste

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.07.2019, 23:04

Diplomati Lisen Bashkurti komentoi 6 vitet që Edi Rama është në qeverisje.

Bashkurti u shpreh se PS është shkatërruar nga kryeministri, duke mos i lënë kësaj partie tradicionale të së majtës shqiptare asnjë gjurmë të pjesës së vet.

I ftuar në emisionin “A show” , Bashkurti u shpreh se PS ka humbur nga pjesa e vet.

Deklarata e diplomatit:

Ka humbur shumë nga pjesa e vet. Ka një të shkuar të errët, u përpoq të dalë. Unë men doj se është dëmtuar në kolonën vertebrale. Brenda PS është krijuar një klan, një sekt, grup interesi që s’ka lidhje asgjë të përbashkët me frymën liberale moderne që e ka karakterizuar më herët. Njerëzit e ndjejnë këtë gjë. Kryeministri ka kapur PS-në, ka kapur një parti të rëndësishme. Kemi kriizë kaq të thellë dhe ndaj maxhorancës. Kemi krizë të respektimit të premtimeve publike, krizë të përmbushjes së premtimeve ndaj shtresave që përfaqëson . PS nuk ekziston, nuk udhëheq procese politike që i takojnë. Mendoj se kjo maxhorancë ka kaluar në tri faza. Faza e parë ishte mirëqvëeirsje. Ndërsa pas 2017 kaloi në keq-qeverisje. Ikën premtimet dhe u kalua në spontanitet. Ndërsa sot kemi mos-qeverisje. Mos-qeverisja është më e keqja. Jemi sot më keq, kemi krizë kërcënimi, pasi s’ka as qeveri dhe as qeverisje vendore. Është krizë e anarkisë dhe kaosit, ekonomia është shkatërruar, ku të drejtat e njeriut nuk respektohen, nuk ka ekonomi të tregut të lire”.

Lisen Bashkurti theksoi se diplomacia e Shqipërisë sot është shumë e dobët, duke shtuar se ajo punon në asimetri me interesat e kombit shqiptar.

Diplomati vijoi më tej:

Mund të thuhet se diplomacia është shumë dobët, është në asimetri me nevojat që kemi ne në marrëdhëniet ndërkombëtare si komb. Diplomacia është mjaft konservator. Ndërsa brenda luhet me koalicion, politikat e jashtme lidhen me interesa të shteteve botërore, ndaj duhet më kujdes. Për shembull Rusia ndjek ca parime, për t’u shtrirë,. Për të qenë fuqi e madhe detare, fuqi në të gjitha kuptimet. Interesat e kombeve janë në tërësi të njëjta, pak lëvizin. Lëvizjet në diplomaci janë më shumë për shkak të interesave të ditës”.

Në lidhje me influencën dhe politikat ruse në Ballkan, Bashkurti u shpreh se Rusia ka 200 vjet që bën politika në gadishullin tonë. Ai tha se Rusia është një fuqi e madhe politike globale dhe duhet vlerësuar si e tillë.

Bashkurti tha:

Rusët që nga fillimi i shekullit të XX kanë qenë të pranishëm në politikën e Ballkanit. Rusët kanë qenë dhe janë influentë ndaj çështjeve politike në rajonin tonë. Rusia është pjesë e rëndësishme e çështjeve politike botërore. Është treg i fuqishëm. Është fuqi ushtarake, është shkollë e rëndësishme. Duhet të jemi realistë. Nuk mund të largojmë të tillë forca. Popujt sllavë kanë pasur gjithnjë raport me Rusinë”.

Lisen Bashkurti deklaroi se përgjimet e Zaev nxorën zbuluar se edhe shakatë në Ballkan, prodhojnë tragjedi.

Opposition Socialist Party leader Edi Rama speaks during a news conference at party headquarters in Tirana, Tuesday June 25, 2013. The opposition Socialists are holding their lead as counting continues in Albania's election but a dispute over the makeup of the Central Election Commission could leave the outcome up in the air. Despite a shooting which left one dead, international monitors noted overall improvements in Albania's election — seen as key test for the country's hopes for closer ties with the European Union. (AP Photo/Hektor Pustina)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit