Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishikim në parlament ligjin për ndryshimin në rezervat e shtetit.
Sipas tij kjo iniciativë është e pajustifikuar dhe nuk garanton interesin publik.
Ndër të tjera Meta ka shtuar se për llojet e mallrave të grupit A, duhet të ruhet një standart ligjor.
Më tej presidenti është shprehur se kontrolli mbi këto mallra duhet të jetë maksimal.
Meta tha gjithashtu, se vendimarrja për rezervat shtetërore, duhet t'i vihet këshillit të ministrave.
Kujtojmë këtu se propozimi për ndryshimet ligjore për rezervat e shtetit hapi shumë polemika.
Opozita akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po kërkonte që të shtinte në dorë arin e Shqipërisë.