Raporti vjetor i antidrogës italiane: Shqipëria, furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2019, 20:52

Drejtoria e Përgjitshme Italiane e Antidrogës ka publikuar raportin vjetor për të dhënat e trafikut të drogës në Itali për vitin 2018.

Sipas këtij raporti, Shqipëria rezulton të jetë furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë, ndërsa shqiptarët përbëjnë numrin më të lartë të të arrestuarve të përfshirë në trafikun e drogës.

Vetëm gjatë vitit 2018 në prangat e karabinierëve kanë përfunduar 1917 shtetas shqiptarë, ndërkohë që është vënë re një rritje e numrit të femrave dhe minorënëve të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Më poshtë pikat kryesore të raportit në lidhje me Shqipërinë:

– Shqipëria, përmes detit Adraitik, është kanali kryesor furnizues për Italinë dhe vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti. – Në total në vitin 2018, antidroga italiane ka sekuestruar rreth 14,2 ton marijuanë. Sasia e marijuanës së sekuestruar që vinte nga Shqipëria është rreth 6.3 ton, ose sa 44 për qind e sasisë totale të sekuestruar. – Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali janë të vendosura kryesisht në rajonin e Puglias e Campagnas. – Vitet e fundit, bandat shqiptare po përfshihen dhe në trafikun e kokainës. Ato e trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda, dhe më pas e shpërndajnë në të gjithë Italianë. – Për trafikimin e heroinës, bandat shqiptare po bashkëpunojnë me mafian napoletane Camorra. – Nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK, një derivat i kanabisit mjaft i fuqishëm. – Në 2018-ën, në Itali janë arrestuar 1917 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ku pjesën më të madhe e zënë të arrestuarit për trafik kokaine: 1282 shqiptarë, ose 66 për qind, janë arrestuar për trafik kokaine; 418 shqiptarë ose 21 për qind janë arrestuar për trafik marijuane, 167 shqiptarë ose 9 për qind janë arresuar për trafik heroine. – Mes shqiptarëve të arrestuar për trafik droge vihet re rritje e numrit të femrave dhe fëmijëve minorenë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit