Si po i rrjep xhepat e shqiptarëve qeveria dhe koncesionarët privatë përmes taksave të karburantëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.07.2019, 20:26

Çmimi i lartë i karburanteve po "tkurr" çdo ditë e më tepër xhepat e shqiptarëve.

Jo të gjithë qytetarët janë në dijeni të faktit se mbi çmimin e karburanteve paguajnë plot 8 taksa.

Për çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë riliencimi.

Pas këtyre, vijnë dy taksa të tjera, e markimit dhe e skanimit, që përfundojnë në xhepat e koncensionarëve privatë. Këto dy taksa së bashku shkojnë në 3 lekë për çdo litër karburant.

Gjithashtu kohët e fundit përflitet se do të shtohet edhe një tjetër taksë që do t'i bashkangjitet dy tarifave private. Bëhet fjalë për taksën e kontrollit të pompave, e cila deri më tani mblidhej nga drejtoria e metrologjisë.

Por kontrolli i pompave tashmë do të jepet me koncesion, që do të thotë se kjo taksë do të përfundojë në llogari të kompanisë private.

Dhe pas katër taksave shtetërore dhe tre private, "ëmbëlsira" vjen për në fund; Tvsh-ja ose tatimi mbi vlerën e shtuar, e cila përbën 20% e të çmimit final, ose thënë ndryshe 30 lekë për çdo litër naftë.

Dhe sipas llogarive, fatura finale që një qytetar shqiptar duhet t'i paguajë shtetit, por edhe koncesionarëve privatë për çdo litër naftë është plot 112 lekë.

Duke marrë parasysh situatën ekonomike në vend dhe të ardhurat mesatare për frymë, kjo shifër mund të konsiderohet "stratosferike", e cila rëndon më tej xhepat e shqiptarëve.

Nëse bëhet një krahasim mes fuqisë blerëse të qytetarëve, Shqipëria konsiderohet si vendi me çmimin më të shtrenjtë të karburantit në botë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit