Plas në KQZ, Zguri i kthehet Bibës: Po u hapën kutitë në listë janë shenjat e gishtave të tu

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.07.2019, 19:56

Ditën e sotme, në mbledhjen me dyer të mbyllura të KQZ, kryetari Klement Zguri është përfshirë në një debat të ashpër më nënkryetarin, Denar Biba.

KQZ u mblidh për të shqyrtuar ankesa për zgjedhjet e fundit lokale.

Zguri vazhdon të përsërisë kërkesën për hapjen e kutive të votimit, për shkak të parregullsive të shumta të regjistruara në procesin e 30 qershorit.

Ndërkohë Biba nga ana tjetër e akuzon Zgurin se po gënjen dhe nuk është e vërtetë se ka pasur më shumë fleta sesa votues.

Më tej Zguri ka lëshuar një akuzë tëpër të fortë për Bibën.

Ai e ka akuzuar nënkryetarin e KQZ, se nëse hapen kutitë, në mënyrë figurative në listë janë gishtat e tij.

Debati

Klement Zguri: Jemi pothuajse në përfundim të këtij procesi që ka të bëjë me kërkesat ankimore. Në në një farë mënyre i kemi shfaqur opinionet tona, kemi folur, diskutuar, propozuar, vendosur, dhe sigurisht kemi konkluduar. I vetmi problem që kur ka filluar dhe deri sa po mbaron, i vetmi shqetësim, është se ka fletë votimi më shumë se zgjedhës. Është e vetmja gjë serioze, shqetësim serioz

Ndërhyn Denar Biba: Si ka më shumë fletë votimi më shumë se votues

Klement Zguri: Ka mundësi të më lesh të flas

Denar Biba: Jo, jo, unë të le të flasësh, po jo të gënjesh

Klement Zguri: Ti hapi kutitë dhe të shohim kush gënjen

Denar Biba: Prandaj jam gënjështar unë se ti kërkon me patjetër të hapësh kutitë, ta lesh procesin që ata fitues të mos marrin…

Klement Zguri: O Denar nuk më shqetëson fare ti, kështu që mos u lodh për të ndërhyrë

Ore ju dëgjoj nga përfaqësuesi i partisë sa jeni në tavolinë ju dëgjoj të gjithëve me respekt

Denar Biba: Si mund ta thoni , kjo është e pabesushme

Klement Zguri: Hape dhe besoje. Hapi kutitë dhe besoje

Denar Biba: Po provoje

Klement Zguri: Po pra hape dhe bësoje po them

Denar Biba: Apo të gjithë ata që ke nga mbrapa, një provë të vetme

Klement Zguri: Unë s’kam nga mbrapa, ti i ke. Dhe ti se i hap se po i hape në mënyrë figurative po të shukohen listat janë shenjat e gishtace të tu, në mënyrë figurative po të them.

Klement Zguri debat i ashper me Denar Biben on Vidnews.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit