Këto janë 10 gjërat që duhet t’i kontrolloni mirë përpara se të blini një makinë të përdorur

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15.07.2019, 19:16

Të blesh një makinë të përdorur në disa raste mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer para, por edhe kjo vjen me anën e vet të ‘medaljes’.

Përpara së të merrni vendimin, e mira është që të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni çdo gjë me detaje.

Kilometrat e përshkuara, për shembull, janë shpesh shigjeta e peshores. Mund të rastisë që gjen rishitësa apo persona që shesin makinën e tyre, që “fusin dorë” në kilometrazh për ta “rinuar” makinën.

Veç kësaj, kujdesuni që të shihni me detaje, gomat, karrocerinë, pjesën e brendshme, e tij.

Pra, para se të blini një makinë të përdorur, kujdesuni që të kontrolloni me kujdes:

Karrocerinë

Kontrollo që karroceria e makinës të mos ketë ndryshk. Verifiko mbylljen e dyerve e të kofanos dhe shiko nëse boja e makinës është homogjene pasi makina mund të ketë pësuar aksident nëse lyerja nuk është e njëtrajtshme.

Gomat

Nëse janë shumë të konsumuara, vlera e makinës duhet ridiskutuar. Po ashtu, nëse gomat janë konsumuar në mënyra jouniforme, atëherë kjo mund të tregojë se makina ka defekte të tjera si p.sh në frenim.

Pjesën e brendshme dhe kroskotin

Nëse timoni është i konsumuar, është e mundur që makina të ketë më shumë se 100 mijë kilometra. Kontrollo që të ketë airbag apo Abs. Provo të përmbysësh sediljen e parë dhe verifiko nëse punojnë butonat dhe komandat.

Motorin dhe mekanikën

Hap kofanon dhe kontrollo nëse ka lëngje apo vajra të derdhura dhe që bateria nuk është e gërryer e që testata nuk filtron vaj, shkruan Scan. Për një kontroll të pjesëve më delikate të motorit nevojitet një kontroll në ofiçinë.

Bëj një xhiro provë shumë të kujdesshme

Është shumë e rëndësishme që të bësh një xhiro në rrugë me makinën që dëshiron të blesh, mundësisht të shoqëruar nga një mekanik i besuar.

Gazin që shkarkon

Pasi ndizet dhe ngrohet motori, pasi disa minutash provo të shtypësh gazin deri në fund. Nga skapamentoja nuk duhet të dalë tym me ngjyrë blu, sepse kjo tregon se motori djeg vaj, në rastin e motorëve me benzinë ose tym i zi që tregon se injektorët e filtrat janë të bllokuar, në rastin e motorëve me naftë.

Zhurmën e motorit

Duhet të jetë, në limitet e mundura, sa më pak i zhurmshëm. Përndryshe është simptomë e problemeve me marmitën ose me sistemin e shkarkimit.

Pjesët elektrike

Kontrollo funksionimin e dritave, pasqyrave, dritave të brendshme e llambave të tjera të kroskotit.

Marshet

Duhet të futën lehtësisht dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndryshojë nëse nuk janë të pozicionuara në shinën e duhur.

Timonin

Timoni nuk duhet të ketë zona “të vdekura” gjatë ecjes. Nëse gjatë rrotullimit timoni reagon pak, mund të jetë që kutia e drejtimit duhet rishikuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit