I ndërronte çdo natë gratë, zbulohen sekretet e errëta të Ronaldinhos

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.07.2019, 18:30

Ronaldinho është një nga futbollistët më të dashur për të gjithë fansat e futbollit, për shkak se ishte një tip tepër karizmatik në fushë. Mirëpo jeta e tij private mbart shumë sekrete. Së fundmi është zbuluar se ylli brazilian ka pasur një marrëdhënie treshe, me dy femra.

Ronaldinho ka jetuar në harmoni me Priscilla Coelhon dhe Beatriz Souzën, në rezidencën e tij me vlerë 5 milion paund, në Rio de Janeiro. Gjithashtu vitin e kaluar qarkulluan zëra, se kampioni i botës me brazilin, do të martohej me dy femra njëkohësisht.

Braziliani i mohoi këto fakte, derisa në dhjetor, Priscilla, nga e cila Ronaldinho u nda, kërkoi një pjesë të pasurisë së tij, me vlerë prej 70 milion funtesh. Ajo gjithashtu tha se kishte pasur një marrëdhënie treshe me brazilianin dhe një person tjetër. Të dyja vajzat kishin rënë dakord me brazilianin, që të flinin në dhoma të ndara. Ndërsa Ronaldinho flinte një natë me njërën pastaj me tjetrën.

Ndërkohë kohët e fundit, Priscilla e denoncoi për dhunë brazilianin, teksa e akuzonte se e kishte "fluturuar" në oborrin e komshiut, duke i shkaktuar edhe disa fraktura. Ka qenë pikërisht mamaja e Priscillës, ajo që ka hedhur dritë mbi jetën private të Ronaldinhos.

Ajo është shprehur:

Për pak sa nuk vdiqa kur Prishila më thirri për të më thënë lajmin. Ishte një turp për familjen tonë, por unë pranova pasi vajza ime e dashuronte. Ajo shpenzonte të njëjtën sasi parash në çdo muaj dhe kishte pushime luksoze. Vajza më bindi që ta lija të jetonte një jetë më të mirë. Por pastaj Ronaldinjo ndaloi të kujdesej për vajzën dhe e mashtroi. Ai kishte 2 dhoma gjumi një për Prishilën dhe një tjetër për Beatriz. Një ditë shkonte në shtrat me Prishilën dhe të nesërmen me Beatriz. Vajza ime nuk po hante për ditë të tëra dhe ishte e trishtuar. Tani kur shkon për punë dhe i shohin emrin, e largojnë. Mendoi se do të kishte gjithçka, por u shkatërrua.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit